Zjarri në godinën e veglave automobile në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital efektivi

Shkodra

Zjarri në godinën e veglave automobile në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital efektivi

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 12:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Një efektiv i zjarrfikëses në Shkodër është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit për ndihmë mjekësore.

Mësohet se ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por sipas mjekëve ka nevojë për oksigjenim.

Nga ana tjetër, shefi i zjarrfikses së Shkodrës, Bashkim Ramaj ka deklaruar se shkaku i zjarrit në godinënpër tregtimin e veglave automobile dhe motorrave, nuk dihet ende, por grupi hetimor po punon për ta zbardhur.

“Janë djegur disa pajisje plastike, materiale të ndryshme. Nga ana jonë, sapo morëm njoftimin vazhdojë menjëherë puna. Gjithashtu, ne dërguam dhe tre mjete të tjera, duke parë se zjarri ishte i përmasave të mëdha.

Për sa i përket shkakut të zjarrit, është caktuar një grup hetimor që po merret dhe deri tani nuk dihet shkaku i zjarrit. Për fikjen e zjarrit morën pjesë pesë automjete zjarrfikëse me nga 12 efektikve zjarrfikës. Gjithashtu, në vendngjarje ishte dhe policia e shtetit dhe organet e tjera të ligjzbatimit”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat