“Shkodra duhet të zbardhet plotësisht”, Hoxha porosi drejtuesve të qarqeve: Fund efektivëve të papërgjegjshëm

Shkodra

“Shkodra duhet të zbardhet plotësisht”, Hoxha porosi drejtuesve të qarqeve: Fund efektivëve të papërgjegjshëm

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 13:30
Ervin Hoxha

Ndërsa prezantoi emrat e 12 drejtuesve të policisë në qarqe, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ishte i qartë në porositë dhe objetivat e tyre.

“Shkodra duhet të zbardhet plotësisht dhe autorët duhet të shkojnë prapa hekuravve sa më shpejt. Rënia e numrit të vrasjeve vit pas viti duhet të vijojë drejt normalitetit mesatar të policive europiane.

Duhet të synojmë më shumë se kaq. Edhe cdo ngjarje që nuk bën lajm e bujë që cënon sigurinë e qytetarëve duhet të marrë vëmendje.

Duhet të marrin fund praktikat në fshat ku qytetarët ngacmohen nga punonjës të papërgjegjshëm për riparimin e një palë shkallësh apo një avllie, policia ka mision tjetër dhe fokusin duhet ta përqëdrojë në rastin e abuzimeve të pajustifikueshme në zonat turistike.” tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat