Atentati me 4 viktima në Dobraç/ Arrestohet personi që vodhi në Durrës mjetin e autorëve

Shkodra

Atentati me 4 viktima në Dobraç/ Arrestohet personi që vodhi në Durrës mjetin e autorëve

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 11:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Personi, i cili kishte vjedhur më 17 prill të këtij viti makinën tip “Range Rover Sport” në Durrës që dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit në Dobraç të Shkodrës raportohet se është arrestuar. Prangosja e tij tij është mbajtur i fshehtë nga grupi hetimor me pretendimin mund t’i ndihmojë ata në zbardhjen e vrasjes.

Raportohet se autori i vjedhjes së makinës është marrë disa herë në pyetje për të treguar nëse ka djeni për rrethanat e atentatit në Dobraç, por në asnjë moment ka pranuar të japë deklarime. Dëshmia e tij, konsiderohet kyçe për policinë e Shkodrës dhe prokurorët e SPAK që po hetojnë çështjen.

Atentati ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor.

Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pa atentatit. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha. Ende nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me ngjarjen e rëndë ndonëse ka pasur shqoërime të shumta në policia dhe marrje në pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat