Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër, ku një 24 vjeçar u paraqit në spital i plagosur me armë zjarri.
Sipas policisë, Arens Beqiri është plagosur nga një 22 vjeçar, i cili është shpallur në kërkim. 24 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.