Detaje nga plagosja në Shkodër, kush është 24-vjeçari që u qëllua në këmbë

Shkodra

Detaje nga plagosja në Shkodër, kush është 24-vjeçari që u qëllua në këmbë

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të hënë në lagjen “Skanderbeg” të Shkodrës.

I plagosuri është identifikuar si Arsen Beqiri.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal mes dy të rinjve dhe pasi janë përplasur me njëri tjetrin, autori ka nxjerrë armën duke e qëlluar në këmbë Beqirin.

Ky i fundit është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.

“Rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A. B., 24 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, sipas njoftimit të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat