Qindra besimtarë katolikë, pjesë e vigjiljes së Krishtlindjes në Shkodër

Shkodra

Qindra besimtarë katolikë, pjesë e vigjiljes së Krishtlindjes në Shkodër

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 11:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Qindra besimtarë të krishterë morën pjesë në meshën e vigjiljes së Krishtlindjes, e cila u mbajt në Katedralen e Shkodrës.

Mesha e Shenjtë u udhëhoq nga Arqipeshkvi Angelo Massafra, i cili këtë vit celebron Krishtlindjen e fundit në detyrën e tij si udhëheqës i komunitetit katolik në kete dioqezë.

Në mesazhin e tij përpara besimtarëve, Arqipeshkvi Massafra theksoi rëndësinë që Jezusi të shërbejë si model për çdo besimtar në botë, duke i ftuar të ndjekin shembullin e dashurisë dhe solidaritetit të Krishtit.

Ai gjithashtu u ndal te sfidat dhe problemet sociale që përballon vendi ynë, duke u bërë thirrje besimtarëve për më shumë angazhim në ndihmë të atyre që janë në nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat