Të rinjtë e emigrimit/ Programi i vetëpunësimit, 35 persona përfituan për të hapur biznes në Shkodër

Shkodra

Të rinjtë e emigrimit/ Programi i vetëpunësimit, 35 persona përfituan për të hapur biznes në Shkodër

Më: 2 janar 2025 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

35 persona, kryesisht të rinj dhe të rikthyer nga emigracioni në Shkodër kanë përfituar nga mbështetja financiare e programit të vetëpunësimit nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. 

Punëkërkuesit që kanë pasur një ide të qartë, janë trajnuar fillimisht, e më pas kanë hapur biznesin e tyre të vogël duke ndikuar në uljen e papunësisë.

Rolandi u kthye nga Suedia dhe pavarësisht eksperiencës si infermier urgjence atje, dhe nevojave të medha qe ka vendi ynë në fushën e shëndetësisë, dyert në Shkodër i gjeti të mbyllura.

Me mbështetjen e ministrisë me grante, sot ai është vetëpunësuar në fushën e shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat