Vrasja që tronditi Shkodrën, policia jep detajet e para – flet edhe babai i viktimës: Për herë të fundit folëm…

Shkodra

Vrasja që tronditi Shkodrën, policia jep detajet e para – flet edhe babai i viktimës: Për herë të fundit folëm…

Më: 5 janar 2025 Në ora: 08:48 Përditësuar në ora: 10:01 më 05.01.2025
Foto nga vendi i ngjarjes

Vrasja në Shkodër, autoambulanca merr trupin e pajetë të 33-vjeçarit

Pas mbledhjes së provave në vendin e krimit, autoambulanca ka marrë trupin e pajetë të të riut, i cili u ekzekutua me armë zjarri brenda automjetit të tij në fshatin Dragoç në Postribë.

Trupi i pajetë i 33-vjeçarit Ramazan Mataj do të transportohet drejt morgut në Shkodër.

Policia, më herët, tha se autorët kanë qëlluar me armë në drejtim të një makine tip Benz, me të cilën  lëvizte i riu.

Ku, si pasojë i riu ka humbur jetën në vend.

Ekzekutimi i 33-vjeçarit në Dragoç, flet babai i viktimës: Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti, për herë të fundit folëm…

Babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj, Fatmir Mataj, ka folur në polici pas ngjarjes tragjike mëngjesin e sotëm, ku i biri u gjet i vrarë me armë zjarri në makinën e tij.

Ai ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur djali i tij, ndërsa thekson se i biri nuk ka qenë aspak person problematik.

“Për herë të fundit folëm në orën 22:00 dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur,” tha ai.

Fatmir Mataj: Djali nuk më ka shprehur asnjë shqetësim, nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti. Djali im nuk ka qenë aspak person problematik. Djali im është rritur pa bukë dhe më shumë vështirësi.

Për herë të fundit folëm në orën 22:00, nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur, të zbardhet ngjarja. Nuk e di arsyen e vrasjes së djalit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 7:15 të ditës së sotme.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të automjetit tip Benz të 33-vjeçarit Mataj, i cili ka humbur jetën në vend. Ai më pas është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë.

Burime bëjnë me dije se në pyetje janë marrë edhe pesona të tjerë të afërm me viktimën.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Atentati në Shkodër, pamjet nga vendngjarja

Ora News ka siguruar pamjet e para nga vendi ku ndodhi atentati në Dragoç të Shkodrës.

Në pamje dallohet edhe mjeti tip ‘Benz’ me të cilin ka qenë duke lëvizur i riu, Ramazan Mataj, kur është qëlluar me armë zjarri.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, siç shihet edhe në pamje, ku po mblidhen prova dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vrasja në Shkodër/ Policia jep detajet e para: Si u qëllua për vdekje 33-vjeçari

Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin Ramazan Mataj, 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Sipas policisë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kujtojmë, se i viktima është gjetur në makinë.

Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij në Shkodër, mëngjesin e kësaj të diele. Ngjarja ka ndodhur në Dragoç të Postribës, por nuk dihen ende detajet e krimit.

Viktima është Ramazan Mataj nga fshati Dragoç.

Paraprakisht raportohet se Mataj është qëlluar me armë zjarri nga jashtë makinës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes. Autoritetet kanë nisur hetimet dhe mbledhjen e provave, me qëllim zbardhjen e rrethanave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat