Ora News ka siguruar pamjet e para nga vendi ku ndodhi atentati në Dragoç të Shkodrës.
Në pamje dallohet edhe mjeti tip ‘Benz’ me të cilin ka qenë duke lëvizur i riu, Ramazan Mataj, kur është qëlluar me armë zjarri.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, siç shihet edhe në pamje, ku po mblidhen prova dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.