Atentati në Shkodër/ Karamuço: Viktimën e nxorën në pritë nga biseda në Instagram, pati bashkëpunim mes Policisë dhe kompanisë Meta

Shkodra

Atentati në Shkodër/ Karamuço: Viktimën e nxorën në pritë nga biseda në Instagram, pati bashkëpunim mes Policisë dhe kompanisë Meta

Më: 7 janar 2025 Në ora: 19:02
Rasti në Shkodër

Shkodra u trondit nga një tjetër vrasje, dinamika e së cilës u zbulua nga Policia e Shtetit. Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço u shpreh se nuk kemi të bëjmë me një vrasje të sofistikuar, por gjithsesi gjurmët që la pas ishin të dukshme. Karamuço u shpreh se viktima u nxor në pritë nga një profil fallso në Instagram, ndërkohë përmendi bashkëpunimin midis Policisë dhe kompanisë Meta.

“Sigurisht që çdo vrasje edhe për shkak të zonave dhe zakoneve mund të cojë në hakmarrrje dhe në gjakmarrje, por këtu është shteti rregullator me zbulueshmërinë dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë, por edhe masat e nevojshme. Në rastin konkret nuk ishim përpara një vrasje të sofistikuar.

Ishte zgjedhur një zonë pa kamera, por u lanë shumë gjurmë si psh filmike në disa akse gjatë largimit, por edhe gjurmë teknologjike. Para dy muajsh kaloi pa vëmendje nga mediat takimi i Ministrit Ilir Prodas dhe të dërguarit rajonal për aplikaconet Meta që përfshijnë Facebook dhe Instagram dhe ka pasur një marrëveshje për hetimet ku përfshihen këto aplikacione në veprat penale të rënda. Kjo është pjesë e një bashkëpunimi real dhe ishte dhe përgjigja e shpejtë nga Meta lidhur me atë faqe që u përdor për ta nxjerrë në pritë, ishte një profil fallco në Instagram, brenda 24 orëve erdhi informacioni për policinë e shtetit me IP dhe se kush fshihet pas këtij profili fake, më tej i shoqëruar me pamje, shoqërimin e personave dhe gjetjen e armës se krimit e tipit Simonov.

Rrethanat janë të dobëta, vijnë për cështje të nderit, familjes dhe tentativës për të prishur marrëdhënie familjare të caktuar që kanë ngelur vetëm në komunikime virtuale. Për këtë nuk mund të vriten njerëz, nuk mund të kalosh në sigurimin e mjeteve dhe kushteve dhe në ekzekutimin e personit. Është e pafalshme dhe njerëzit duhet të ndërgjegjësohen që arma nuk është mjeti i vetëm. Kemi pasur vrasje dhe vetëvrasje nga intimidimet dhe shantazhet virtuale, por ky ishte një rast shumë i shëmtuar që vijon në kuadër të rasteve të tjera që keqpërdorohet hapësira virtuale. Ka një akivizim të të gjitha platformave pas deklarimit të kryeministrit për mbylljen e Tiktokut. Edhe ky rast ishte në valën e rasteve për të justifikuar përgjegjshmërinë e platformave, por kompania u vu në një lloj alarmi për të mos marrë penalitete sic mori Tiktok në Shqipëri. “

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat