Në burg për 92 palë këpucë, kapet hajduti i këpucëve dhe çantave të përdorura në Shkodër

Shkodra

Në burg për 92 palë këpucë, kapet hajduti i këpucëve dhe çantave të përdorura në Shkodër

Më: 11 janar 2025 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Dëshira e një hajduti është të marrë sa më shumë gjera me vlerë nga preja e tyre.

Por ndyshe ishte dëshira e një shkodrani që në pak kohë kishte arritur të vjedhë 92 palë këpucë dhe canta të përdorura.

Një person i identifikuar si Gëzim.T 61 vjeç është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi në një dyqan në rrugën “Dervish Beg” kryente vjedhje të vazhdueshme.

Pronari i dyqnit i cili tregont këpucë dhe canta të përdorura prej disa ditësh vinte re mungesën e mallit të tij, deri kur vendosi që brenda dyqanit të vëndoste një kamer të fshehte sigurie.

Me datën 28 dhjetor në orën 3 të mëgjesit Gëzim T. futet serish në këtë dyqan.

E ndërsa kishte filluar punën për vjedhjen e këpucëve dhe cantave, pronari njoftoi policinë që arrestoi në kushtet e flagrances 61-vjeçarin

Gëzim T fillimisht ka mohuar se të ketë qenë autor i vjedhjes dhe se ka qënë rastësisht duke kaluar në rrugë.

Por kontrolli në banesën e tij ka provuar se ka qenë pikërisht ai autori i vjedhjeve në të paktën 3 raste.

Në oborrin e 61-vjeçarit u gjetën 92 këpucë si dhe 8 canta që dyshohet se i kishte vjedhur në dyqnin në rrugën Dervish Beg.

Nga dëshmia e pronarit të dyqanit është konfirmuar se një pjese e materialeve të gjetura ishin zhdukur nga objetkti i tij.

Më tej ai ka treguar se dëmi që i ishte shkatkuar në total kapte shifrën e 200 mijë lekëve, pasi këpucët dhe çantat i kishte blerë me kile dhe sasia e vjedhur i kalonte peshën e 100 kilogramëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat