I zhdukur prej pesë ditësh, trupi i pajetë i Edison Oruqit ende në ujërat e lumit të Shalës

Shkodra

I zhdukur prej pesë ditësh, trupi i pajetë i Edison Oruqit ende në ujërat e lumit të Shalës

Më: 22 janar 2025 Në ora: 13:22
Edison Oruqi

Edison Oruqi, babai i 3 fëmijëve dhe banues në lagjen “Kiras” në Shkodër, i zhdukur prej pesë ditësh, është gjetur i pajetë në ujërat e lumit të Shalës, në Koman.

Senad Nikshiqi ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga vendngjarja, ku duket se trupi i të ndjerit ndodhet ende në ujë dhe se ende nuk është kryer nxjerrja e tij pavarësisht apelit të familjarëve.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe palombarëve për nxjerrjen e kufomës nga uji, pasi e kanë të pamundur për shkak të rrjedhës së ujit.

Oruqi ishte shpallur i zhdukur prej pesë ditësh, kur u zhduk në mënyrë misterioze, paraditen e së shtunës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat