Rama zbulon projektet nga Shkodra: Kryeqytetin e Veriut duhet ta forcojmë sa më shumë

Shkodra

Rama zbulon projektet nga Shkodra: Kryeqytetin e Veriut duhet ta forcojmë sa më shumë

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 13:22
Edi Rama

“Për të krijuar një situatë absolutisht të re brenda perimetrit të bashkisë Shkodër. I shërben komunitetit si një pikë takimi, ku ndërthuren të gjitha moshat dhe pikëtakimet. Janë dy projekte shumë ambicioze, por dua të them që i janë besuar njëriut të duhur. Arkitektit që e çmoi shumë për Marubin dhe i dyti ka marrë çmime prestigjoze.

Ne ndërkohë po punojmë për Bashkinë Shkodër dhe gjithçka do të ndryshojë, sepse e dimë shumë mirë se ça impakti ha hyrja e qyteteve për jetën, prandaj ka filluar puna.

Nuk e dyshoj fare që Muzeu i Kujtesës do të jetë një tjetër hapësirë, që ka krijuar goxha impakt, njëjtë si Muzeu i Gjetheve. Për nga ky efekt, padiskutim Shkodrës do t’i bëhet një promovim i mëtejshëm. Patjetër kjo do të sjelli shumë më tepër vizitorë dhe turistë, që do të thotë dhe shumë më tepër të ardhura. Ne jemi të vetdijshëm për barrën financiare që kanë këto investime. Do të bashkëpunojmë me Bashkinë e Shkodrës për Muzeun, por barrën kryesore do e mbaj qeveria, kuptohet.

Në bashkëpunim me bashkinë do të ndërtohet dhe një parkim i madh nëntokësor dhe jemi duke punuar me fondin për një program të ri kombëtar. Dëshirojmë që të jetë një infrastrukturë që të lehtësojë barrën e trafikut. Nuk ka diskutim që Shkodra ka hyrë në një fazë të re. Kjo është e dukshme dhe për qytetarët, por dhe për vizitorët. Kemi shumë plane që kryeqytetit të veriut t’i japim të gjithë mbështetjen për ta forcuar sa më shumë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat