Në vijim të kontrolleve të kryera për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Time”.
Gjatë operacionit u kap dhe u ndalua shtetasin G. M., 47 vjeç, banues në Shkodër. Në momentin e ndalimit, në rrugë, gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Shtetasi G. M. akuzohet se më datë 11.05.2024, në lagjen “Salo Halili”, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të shtetasit J. O., 24 vjeç, i cili u dëmtua në këmbë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.