U raportua për dy të vdekur në Shkodër, fatmirësisht vajza ende gjallë! Transportohet në spital

Shkodra

U raportua për dy të vdekur në Shkodër, fatmirësisht vajza ende gjallë! Transportohet në spital

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Vajza e cila është qëlluar më armë zjarri nga i dashuri i saj në Shkodër dhe që fillimisht burime nga policia thanë se kishte humbur jetën, për fat të mirë mësohet se është në jetë dhe është nisur në spital.

Ndërkohë i dashuri i saj ka ndërruar jetë në vend pasi ka qëlluar veten.

Ngjarja ka ndodhur brenda një automjeti.

Detaje tjera priten të dalin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat