Shkodër/ 30-vjeçari kërcënohet me armë zjarri pas sherrit, shpallet në kërkim autori

Shkodra

Shkodër/ 30-vjeçari kërcënohet me armë zjarri pas sherrit, shpallet në kërkim autori

Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Rreth orës 19:20, shtetasi R. P., 30 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, se gjatë një konflikti të çastit, është kanosur me armë zjarri nga një shtetas.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në vijim të veprime kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasin Gj. S., 33 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat