Policia e Shkodrës njofton se mbrëmjen e së martës, një 30-vjeçar është kanosur me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit.
Pas njoftimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka identifikuar e shpallur në kërkim autorin e dyshuar shtetasin Gj. S., 33 vjeç.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tij.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi i plotë
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 19:20, shtetasi R. P., 30 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, se gjatë një konflikti të çastit, është kanosur me armë zjarri nga një shtetas.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Në vijim të veprime kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasin Gj. S., 33 vjeç.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tij.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.