Një 30-vjeçar, i cili ishte në kërkim për për kultivimin dhe prodhimin e rreth 87 kg Cannabis, në një serë në fshatin Bardhaj të Shkodrës, është ekstraduar nga Madridi në Tiranë.
Në vitin 2023, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sipas policisë, në muajin tetor 2022, në afërsi të banesës së 30-vjeçarit, u zbulua një serë, ku ishin kultivuar bimë narkotike, ndërsa në afërsi të serës u gjetën rreth 87 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, në proces tharjeje.
Njoftimi i policisë:
Ekstradohet nga Madridi, një shtetas i akuzuar për kultivimin dhe prodhimin e rreth 87 kg Cannabis, në një serë në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Si rezultat i bashkëpunimit konsistent, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Spanjë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, F. Gj., 30 vjeç i lindur në Koplik.
Në vitin 2023, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në muajin tetor 2022, në afërsi të banesës së 30-vjeçarit, u zbulua një serë, ku ishin kultivuar bimë narkotike, ndërsa në afërsi të serës u gjetën rreth 87 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, në proces tharjeje.