I mituri largohet nga Shtëpia e Fëmijës në Shkodër, nis puna për gjetjen e 16-vjeçarit

Shkodra

I mituri largohet nga Shtëpia e Fëmijës në Shkodër, nis puna për gjetjen e 16-vjeçarit

Më: 11 mars 2025 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Një i mitur është larguar nga Shtëpia e Fëmijës në Shkodër.

Kallëzimi në polici është bërë nga përgjegjësja e Shtëpisë së Fëmijës.

16-vjeçari rezulton i humbur që më datë 10 mars. Në njoftimin e uniformave blu theksohet se po punohet për gjetjen e adoleshentit.

“Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasja me iniciale M. B., 38 vjeçe, me detyrë përgjegjëse në Shtëpinë e Fëmijës, se me datë 10.03.2025, është larguar nga kjo qendër, 16-vjeçar. Punohet për gjetjen e të miturit“, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat