Një 20 vjeçar dhe dy të mitur janë arrestuar nga policia në Shkodër, pasi kanë grabitur një klient në një berberhane.
Në pranga ranë K. P., 20 vjeç dhe dy 17-vjeçarë, pas kallëzimit të pronarit të një berberhane, se në subjektin e tij, 3 shtetas kishin vjedhur çantën me para dhe sende personale të një klienti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.