Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (25.11.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.
Me këtë rast në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 388 gjoba, mes të cilave 46 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 34 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 13 për përdorim të telefonit celular.
Për parkim të parregullt janë shqiptuar 59 gjoba ndërsa 55 për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse.
Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe me këtë të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.