Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionet e përforcuara kontrolluese në komunikacion.
“Vetëm në Shkup janë shqiptuar 333 masa edhe atë 39 për vozitje pa leje, 25 për mosregjistrim të automjeteve, 8 për parregullsi teknike të automjeteve për transport publik, 26 për kalim në të kuqe, 5 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 27 për mospërdorim të rripit të sigurisë, 20 për përdorim të telefonit gjatë vozitje, 52 për parkim jo të rregullt dhe 21 për mosmbajtje të maskave”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat rregullat në komunikacion në mënyrë që të rritet siguria”, thuhet në njoftimin e policisë.