Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në komunikacion.
Sipas njoftimit të policisë, vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 243 masa.
Prej të cilave 21 janë për vozitje pa leje, 16 për mosregjistrim të automjeteve, 9 për përdorim të telefonit, 60 për parkim jo të rregullt, 45 automjete janë ngritur nga ‘Karoteci’ dhe 27 gjoba janë shqiptuar për mosmbajtje të maskës.
“Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat rregullat në komunikacion në mënyrë që të rritet siguria”, thuhet në njoftimin e policisë.