Alkaloid Shkup është njëra nga kompanitë me të cilat Ministria e Shëndetësisë ka rënë në ujdi për të bashkpunuar në ruajtjen e vaksinave.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje vizitoi operatorët ekonomik ku duhet të mbahen vaksinat kundër Covid19, e të cilat sipas ministrit i plotësojnë kushtet për temperaturë optimale.
Mirëpo Filipçe nuk shpalosi emrat e kompanive të cilat do t’i ruajnë vaksinat, të cilat pritet të vijnë në fillim të vitit të ardhshëm.
Emrin e Alkaloidit e shpalosi kryeministri i shtetit Zoran Zaev.