Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit kanë arritur pinguinët e parë. Që nga dita e djeshme banues të Shkupit janë edhe tre pinguinë, që siç thonë nga Kopshti Zoologjik tashmë janë ushqyer dhe janë njoftuar me kujdestarët e tyre, transmeton Alsat.
“Tre pinguinët e parë kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme nga Italia me avion në kuti speciale për ftohtësi. Shtatë të tjerë do të mbërrijnë nga Rusia.
Pas izolimit së detyrueshme, ata do të lirohen në habitatin e sapondërtuara dhe vizitorët do të jenë në gjendje të shohin pinguinët” tha drejtori i Kopshtit Zoologjik, Gjorgji Galetanovski.
Pinguinët do të vendosen në habitat modern të bërë sipas standardeve botërore, me pishinë të madhe jashtë dhe shtëpi të ngrohtë me një pishinë të brendshme.