Drejtorja e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq sonte në televizionin Telma tha se kapacitetet e klinikës ende nuk janë mbushur.
“Ne nuk mund të themi se numri është zvogëluar për shkak se kapacitet e klinikës janë pothuajse të plota”, tha Stevoviq duke shtuar se edhe pse numri i rasteve të reja është ulur në klinikë është ndryshe.
Sipas saj rreth 166 shtretër janë në funksion në klinikë dhe ky është numër i madh.
Ndryshe, sot në Maqedoninë e Veriut kishte 627 raste të reja dhe humbën jetën 14 persona.