Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.12.2020) ka vazhduar me aktivitetet e shtuara në trafik.
Nga MPB thonë se vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 197 gjoba dhe atë.
“19 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 12 për makina të paregjistruara, 14 gjoba për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes”, thonë nga MPB.
Ata gjithashtu njoftojnë se kanë shqiptuar edhe 10 gjoba për vozitje në gjendje të dehur, 38 për parkim të parregullt dhe 7 për mosmbajtje të maskës.