Në qytetin e Shkupit punësohet vozitës personal i Petre Shilegovit, i cili është lindur në vitin 2001 dhe duhet të vozitë veturë të re me performansa të larta.
Edhe pse ligji nuk e lejon këtë, vërtetojnë nga VMRO-DPMNE.
“Normalisht, djalë i lindur në vitin 2001, 19 vjeçarë, asessi nuk mund ti përmbushë kushtet sepse në këtë rast do të duhet të kryej provimin në 17 vjeç, që është e pamundur.
Dhe ajo që është apsurditet më i madh, punësohet vozitës i ri personal i Shilegovit, ndërsa në qytetin e Shkupit ka 19 vozitës të cilët janë në mardhënie pune”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.