Nëpunës policorë nga Qendra rajonale për punë kufitare Veri pranë MPB-së kanë realizuar kontroll në objekte ndërtimi të një firme nga Republika e Turqisë midis bul.”Cirili dhe Metodi” dhe rr.”Jordan Mijallkov” për shkak të dyshimit se disa shtetas të huaj të paparaqitur punojnë në ato objekte dhe ilegalisht qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Madje, në objekte janë gjetur 97 shtetas të huaj të cilët nuk kanë qëndrim të rregulluar dhe të cilët punojnë të paparaqitur, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB-ja njoftojnë se personat janë arrestuar dhe pas dokumentimit tlë plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohen kallëzine adekuate.
Gjithashtu, siç theksuan nga MPB-ja, kallëzime adekuate do të dorëzohen edhe kundër firmës, si dhe kundër 15 firmave tjera-nënkontraktorë.