Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (27.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.
Me ç’rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar 155 shkelje.
Tetë për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 9 për kalim në të kuqe në semafor, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 5 për shfrytëzimin e telefonit, 8 për mosvënien e rripit të sigurisë.
Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes më të madh në komunikacion.