Gjatë ditës së djeshme Sektori për Punë të Brendshme në Shkup me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer bastisje në rajonin e Shkupit.
Janë arrestuar dy persona pasi tek ta është kapur drogë.
“Policia ka kryer bastisje në shtëpitë e P.P. (20) dhe D.P. (17), të dy nga Shkupi.
Gajtë bastisjeve në shtëpinë e P.P. është gjetur marijuhanë dhe tre plumba, ndërsa tek D.P. janë gjetur tableta ekstazë, peshore digjitale, dhe mbetje të marijuhanës”, njoftojnë nga MPB