Bashkia e Shkupit do t’i kthejë disa nga emrat e vjetër të rrugëve të Shkupit.
Këtë e ka njoftuar kryetari i Shkupit, Petre Shilegov. Ai thotë se ky ka qenë premtim parazgjedhor i tij.
Bëhet fjalë për rrugët si “Lelinova”, “Meksiçka”, “Hekurana”, “4 Korriku” dhe “Stiv Naumov”.
“Njëri nga premtimet parazgjedhore të mija ishte kthimi i identitetit të Shkupit. I kthejmë emrat e vjetër të rrugëve më të njohura të Shkupit. Këto janë disa nga ata”, tha Shilegov.