Një person i moshuar dje është futur në lumin Vardar, në pjesën e lumit që kalon në qendrën e Shkupit, njofton MPB.
Sipas policisë, personi i gjinisë mashkullore, është futur në lum afër Fondit Pensionalo Invalidor dje pasdite rreth orës 17 e 20.
“Rasti është lajmëruar në polici.
Edhe përkundër kërkimeve të bëra, trupi i tij nuk është gjetur”, njoftoi MPB.
Policia supozon se personi në fjalë është fundosur dhe ka ndërruar jetë.