Ministria e Punëve të Brendshëm njofton se gjatë ditës së sotme është kapur drogë në rrugën “Nikolla Teslla” në Shkup.
Policia gjatë kontrollit në makinën e tipit “Daevu” me tarha të Shkupit ka gjetur amfetaminë dhe një peshore.
Makina po drejtohej nga 37-vjeçari D.A. ndërsa në makinë ishte prezent edhe 40-vjeçari S.N.
Policia pas arrestimit të personave në fjalë, ka kryer bastisje në shtëpinë e D.A. tek i cili është gjetur marijuhanë, amfetaminë dhe një peshore.