Policia ndalon festën në një shtëpi në Shkup

Shkupi

Policia ndalon festën në një shtëpi në Shkup

Më: 28 mars 2021 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga SPB Shkup, dje rreth orës 22:00, policët kanë kontrolluar një shtëpi familjare në rrugën “Manifesti i majit” në Shkup, në pronësi të I.Gj (25) dhe M.Gj (20).

Sipas njoftimit të policisë në atë shtëpi u vërtetua se masat për të parandaluar përhapjen e Covid-19 nuk respektoheshin dhe se ishte organizuar një festë.

Dhe përveç motrës së tyre S.GJ. (19), u gjetën edhe gjashtë persona të tjerë dhe tre të mitur.

Ata do të përgjigjen penalisht pas dokumentit të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat