Gjoba për 148 shoferë në Shkup, 91 për vozitje të shpejtë

Shkupi

Gjoba për 148 shoferë në Shkup, 91 për vozitje të shpejtë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje (28 mars) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se gjithsej 148 gjoba u vendosën në territorin e qytetit të Shkupit, përfshirë 91 për ngasje më shumë se shpejtësia e lejuar, shtatë për ngasje pa patentë shoferi, katër për mos dhënien përparësi këmbësorëve.

“Tri sanksione u vendosën për përdorimin e telefonit celular, tetë për kalim në sinjalin e mbyllur (drita e kuqe), katër për mos vendosjen e rripit të sigurimit dhe 14 për automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme”.

“Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat