Makina për pastrim, është përmbysur mëngjesin e sotëm në sheshin “Maqedonia”, pasi është hapur gropë gjatë kohës që ajo ka pastruar.
Në këtë incident nuk ka persona të lënduar.
Kjo është hera e dytë kur makinat pastruese të bien në sheshin kryesor të Shkupit.
Në qershor të vitit 2017, u rrëzuar edhe një kamion i cili ishte duke përgatitur skenën për pritje të hendbollistëve të Vardarit, pas një suksesi në skenën evropiane.
