Ministria e Punëve të Brendshme në territorin e Shkupit gjatë 24 orëve ka sanksionuar 137 persona.
49 gjoba janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në trafik, 7 për drejtim të makinës pa patentë shoferi, 10 për vetura teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.
18 sanksione janë vendosur për makina të braktisura në vende të papërshtatshme.
Ndërsa 5 për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 8 për mos-vendosje të rripit të sigurisë dhe 8 gjoba për parkim të paligjshëm.