Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, është vendosur në paraburgim 30-ditor në Shutkë.
Këshilli Penal i Departamentit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, sot pranoi ankesën e Prokurorit Publik dhe e ndryshoi vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake, që urdhëroi arrestin e tij shtëpiak, shkruan Alsat M.
Përveç Rashkovskit, paraburgim 30-ditor iu shqiptua edhe menaxherit të kompanisë Invoka.
Kjo masë është në lidhje me rastin e prokurimit të kontestuar të softuerit, për kundërvajtje në trafik.