Në orët e hershme të mëngjesit në territorin e Shkupit do të realizohet dezinsektimi kundër larvave të mushkonjave.
“Dezinsektimi me aeroplan (faza e dytë) kundër larvave të mushkonjave do të kryhet në orët e hershme, kurse dezinsektimi terestik (faza e dytë) do të realizohet gjatë ditës”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Aktiviteti do të anulohet në rast se moti nuk është i përshtatshëm, për t’u shtyrë për ndonjë ditë tjetër, ndërsa kërkohet nga bletarët në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.