Ministria për Punë të Brendshme dje në Shkup ka regjistruar 180 shkelje në trafik.
“Gjithsej 180 masa u vendosën në territorin e qytetit të Shkupit, duke përfshirë 46 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje pa patentë shoferi, tre për shofer fillestar.
Janë shqiptuar 10 gjoba për përdorimin e një telefoni celular, 16 shkelje të kryera nga këmbësorët, pesë shkelje të kryera nga motoçiklistët, 63 gjoba për parkim të paligjshëm”, thonë nga MPB.
Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë shenjat dhe rregulloret në komunikacion.