MPB gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë sanksionuar 173 vozitës, ndër të cilët 42 për vozitje më tepër nga shpejtësia e lejuar, 12 për vozitje pa patentë shofer, si dhe 17 vozitës të motoçikletave.
Siç informon MPB, janë shqiptuar edhe tetë sanksione për përdorimin e telefonit celular, pesë për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.
Si dhe 59 sanksione për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Nga MPB njoftojnë se vazhdojnë kontrollet e intensifikuara dhe apelojnë qytetarët t’i respektojnë rregullat në trafik, me qëllim ta rrisim sigurinë në trafik dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.