MPB: 152 gjoba për shkeljet në trafik, 21 motoçiklistë të dënuar në Shkup

Shkupi

MPB: 152 gjoba për shkeljet në trafik, 21 motoçiklistë të dënuar në Shkup

Më: 27 maj 2021 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje (26.05.2021) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut.

Nga MPB informojnë se gjithsej gjoba janë shqiptuar në territorin e qytetit të Shkupit, përfshirë 28 sanksione për ngasje më shumë se shpejtësia e lejuar, tetë për ngasje pa patentë shofer dhe 21 shkelje të kryera nga motoçiklistët.

“12 sanksione u vendosën për përdorimin e telefonit celular, shtatë për mos përdorimin e rripit të sigurimit, nëntë për mosrespektim të së drejtës së kalimit, shtatë për kalimin dritën e kuqe dhe 42 gjoba për makina të parkuara në mënyrë të paligjshme”.

“Kontrollet e trafikut të veprimit të intensifikuar do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat