Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e rajonit të Kisella Vodës dje rreth orës 19:00 ka arrestuar 37-vjeçarin.
Me iniciale A.A. nga fshati Mojancë.
Personi në fjalë kërkohej nga policoa pasi më herët ishte dënuar nga Gjykata Penale me 20 vite burg për shkelje të nenit 123, alinea 1 nga Kodit Penal, respektivisht për vrasje.
Nga MPB njoftojnë se A.A. tashmë është transferuar në burgun e Idrizovës.