Shkup, 275 gjoba për shkeljet e rregullave në trafik

Shkupi

Shkup, 275 gjoba për shkeljet e rregullave në trafik

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se gjithsej 275 gjoba u vendosën në territorin e qytetit të Shkupit, përfshirë 57 sanksione për ngasje më shumë se shpejtësia e lejuar, 24 për ngasje pa patentë shofer, 31 shkelje të kryera nga motoçiklistë.”

U vendosën 17 sanksione për përdorimin e telefonit celular, 16 për ngasjen nën ndikimin e alkoolit, nëntë për shoferë fillestar, pesë për mos përdorimin e rripit të sigurimit, pesë për kalimi në sinjal të mbyllur (drita e kuqe), 64 sanksione për parkim të paligjshëm”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë. “Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat