Në Shkup 158 shoferë të gjobitur, 73 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Në Shkup 158 shoferë të gjobitur, 73 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 10:04
Foto Ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (01.08.2021) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se janë shqiptuar gjithsej 158 gjoba në territorin e qytetit të Shkupit, duke përfshirë 73 për vozitje më të madhe se shpejtësia e lejuar, 22 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 18 për shkelje të kryera nga motoçiklistët.

Gjithashtu u shqiptuan 11 gjoba për vozitje pa patentë shoferi, nëntë për një shofer rishtar.

“Veprimet e intensifikuara kontrollet e trafikut vazhdojnë. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat