MPB: 173 gjoba në Shkup, 78 për vozitje të shpejtë

Shkupi

MPB: 173 gjoba në Shkup, 78 për vozitje të shpejtë

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (03.08.2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se janë shqiptuar gjithsej 173 gjoba në territorin e qytetit të Shkupit, përfshirë 78 gjoba për vozitje më të madhe se shpejtësia e lejuar, 11 për vozitje pa patentë shoferi, pesë për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Katër gjoba u vendosën për mos përdorimin e rripit të sigurimit, nëntë për shkeljet e kryera nga motoçiklistët.
Veprimet e intensifikuara kontrollet e trafikut vazhdojnë.

U bëjmë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat