Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (21.09.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 224 gjoba, prej të cilave dyzet e dy për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë, shtatë gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, dhjetë gjoba për automjete në gjendje jo të rregulltë teknike dhe të paragjistruara.
Poashtu janë shqiptuar edhe dy sanksione për mospërdorimin e rripit të suigurisë, pesë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), pesë gjoba për shoferë fillestar, pesëdhjetë e tetë kundërvajtje të cilat i shkaktojnë këmbësorët dhe pesëdhjetë e katër sanksione për automjete të parkuara në mënyrë të parregulltë.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.