186 gjoba për shoferët, 40 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

186 gjoba për shoferët, 40 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (05.10.2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se gjithsej 186 gjoba u vendosën në territorin e qytetit të Shkupit, përfshirë 40 për vozitje më të madhe se shpejtësia e lejuar, 21 për vozitje pa patentë shoferi, gjashtë sanksione për automjete teknikisht të dëmtuara dhe të paregjistruara.

“Gjashtë masa u vendosën për përdorimin e telefonit celular, 12 për ndalim të paligjshëm, shtatë sanksione për parakalimin dhe shmangien ilegale, katër shkelje janë kryer nga motoçiklistët, si dhe 63 gjoba për parkim të paligjshëm”.

“Kontrollet e intensifikuara në trafik do të vazhdojnë. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat