Simonovski për zjarrin e sotëm në Shkup: Materialet që ndodheshin në objekt ishin prej atyre që lehtësisht digjen

Shkupi

Simonovski për zjarrin e sotëm në Shkup: Materialet që ndodheshin në objekt ishin prej atyre që lehtësisht digjen

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Gjatë ditë së sotme zjarr shpërtheu në ish-gjykatën për kundërvajtje, ndërsa zjarri përfshiu edhe hotelin ngjitur.

Zjarrfikësit kishin probleme me gjetjen e hidrantëve për të marrë ujë.

“Materialet që ndodheshin në objekt ishin prej atyre që lehtësisht digjen. Nuk mund të vërtetojmë arsyet për shkak se e shihni se në afërsi të zjarrit u dogj baraka deri në fund dhe nuk mund të themi nëse është nga të pastrehët ose instalimi i vjetër”, tha komandanti i Njësisë territoriale kundër zjarrit në Shkup, Vladimir Simonovski.

Ai sqaroi se nuk ka persona të lënduar, por është shkaktuar dëm material.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat